Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas disa fyerjeve dhe kërcënimeve që janë bërë gjatë fushatës. Ai ka bërë thirrje për qetësi, vetpërmbajtje dhe respekt ndërmjet qytetarëve, duke theksuar se vota është mënyra e vetme demokratike për të përcaktuar fituesin.
“Fyerjet e tilla nuk na qojnë askund. Madje as llojet e kërcënimeve si ‘Syt ja shpofsha’ nuk e krijojnë një situatë të mirë. Ju ftoj për qetësi dhe vetpërmbajtje. Nuk kemi nevojë ta urrejmë askënd, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin. Suhareka është model i kulturës dhe tolerancës, andaj mos bini në asnjë provokim. Natyrisht, kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin”, ka deklaruar Muharremaj.
