Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetin social Facebook, duke theksuar se dashuria për vendin është ndjenjë e pashtershme, që trashëgohet, rritet dhe forcohet çdo ditë.
“Dashnia për vendin nuk shterron kurrë, ajo trashëgohet, rritet dhe forcohet çdo ditë”, ka shkruar Muharremaj, duke shoqëruar postimin me një simbol zemre.
Ky mesazh është pritur me shumë pëlqime e komente nga qytetarët, të cilët shohin tek ai një lider të përkushtuar për Suharekën dhe Kosovën.
