Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për diasporën, duke e cilësuar atë si forcën që gjithmonë ka qëndruar pranë vendlindjes.
Në një mesazh falënderues drejtuar bashkatdhetarëve, Muharremaj ka theksuar:
“Diaspora ka qenë gjithmonë krahu ynë i fortë. Edhe kësaj here, mbështetja juaj në zgjedhje është zëri që e bën Suharekën të fitojë me dinjitet. Bashkë për vendlindjen. Faleminderit.”
Ky mesazh vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, ku Bali Muharremaj synon një mandat të ri në krye të Suharekës, me theks të veçantë në bashkëpunimin me diasporën dhe zhvillimin lokal.
🤝 #AAK | #BaliMuharremaj | #SuharekaFitonMeDinjitet | #BashkëPërVendlindjen