Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se çdo këshillë dhe sugjerim i tyre ka pasur ndikim të madh në vendimet që ai ka marrë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve të komunës, Muharremaj tha se rruga drejt zhvillimit nuk është e lehtë, por është rruga e përbashkët që ai synon ta ndjekë me qytetarët:
“Me besimin dhe përkrahjen tuaj, unë jam i vendosur që asnjë hap të mos bëhet pa ju, sepse forca ime vjen prej jush. Prej qytetarëve, në qytet dhe fshatra, vjen vullneti dhe energjia.”
Ai nënvizoi se qeverisja e tij nuk do të jetë individuale, por e përbashkët me qytetarët, pa dallime dhe pa kushtëzime, duke u fokusuar vetëm në të mirën e përbashkët.
“Nuk mund të qeverisë i vetëm, sepse duhet të qeverisim bashkë. Unë dhe ju. Pa asnjë dallim. Të qeverisim pa kushtëzime, për të mirën e përbashkët”, theksoi Muharremaj.
Në fund, ai apeloi për rëndësinë e ditës së votimit, duke rikujtuar se mbështetja e qytetarëve është vendimtare:
“E rëndësishme është dita kur votojmë.” 🫡
