Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për edicionin e 24-të të festivalit tradicional “Festari 2025”, i cili do të mbahet nga data 15 deri më 20 shtator.
Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se gjatë këtyre ditëve Suhareka do të shndërrohet në zemrën e festës, duke ofruar aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe artistike.
“Artistë, sportistë, shkrimtarë e shumë të tjerë do ta pasurojnë këtë edicion, duke sjellë gjallëri, kulturë dhe atmosferë unike për qytetin tonë. Ju ftojmë të jeni pjesë e gëzimeve, traditave dhe mikëpritjes,” ka shkruar ai.
Festivali do të zhvillohet në Suharekë dhe pritet të mbledhë qytetarë e mysafirë nga e gjithë Kosova.
📍 Suharekë
📅 15 – 20 Shtator 2025
#Festari2025 #Suhareka
