Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por me domethënie të fortë, duke shfaqur vendosmërinë dhe qetësinë e tij përballë sfidave të fushatës.
“Me sabër krejt i mun o bac. Gjithë u kanë qeshtu”, ka shkruar Muharremaj, duke lënë të kuptohet se durimi dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit.
Postimi i tij ka marrë reagime të shumta pozitive nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë për qetësinë, thjeshtësinë dhe qëndrueshmërinë që e karakterizon gjatë gjithë karrierës së tij politike.
