Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar një tubim me banorët e Greikoc, ku është pritur me pjesëmarrje të madhe dhe entuziazëm.
“Greikoci si gjithmonë është i veçantë. Me zemër plotë dhe pjesëmarrje masive, u tregua se fitorja është afër dhe e padiskutueshme,” ka shkruar Muharremaj.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhje, duke theksuar numrin e votimit: 174 dhe kandidatin Mensur Selimaj me numrin 5.