Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, njoftoi se objekti i ri i zjarrfikësve është një investim kyç për përmirësimin e sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave në komunë.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet e zjarrfikësve dhe për të siguruar mbrojtje më të mirë për qytetarët tanë,” tha Muharremaj.
