Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një tubim të madh me qytetarët e Duhlës, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
“Tubimi në Duhël 👏 174 ✅🤝” – ka shkruar Muharremaj, duke falënderuar bashkëvendasit për përkrahjen e vazhdueshme në këtë fushatë zgjedhore. Ai theksoi se besimi i qytetarëve është forca që e shtyn të vazhdojë për një Suharekë më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
