Bali Muharremaj ka konfirmuar se do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përmes një postimi, Muharremaj ka theksuar se vendimi i fundit i takon qytetarëve, duke shtuar: “Qytetarët vendosin. Askush tjetër.”
Ai synon të marrë edhe një mandat tjetër në krye të Suharekës, duke u zotuar për vazhdimin e projekteve zhvillimore në komunë.
