Kandidati për kryetar të komunës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarëve, ku u prit me ngrohtësi nga banorët.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Muharremaj shkruan se vizita e sotme, e bërë bashkë me humanistin Halil Kastrati, solli shumë emocione dhe kujtime nga e kaluara. “Ata janë pjesë e jona, sepse e jetojmë jetën bashkë,” ka theksuar ai.
Postimi i plotë:
Sot e mora një dhuratë, e cila më dha shumë emocione. ❤️
Banorët e Shtëpisë së të Moshuarëve me Lumen i vizitojmë shumë shpesh.
Ndodhi edhe sot, ku bashkë me humanistin Halil Kastrati evokuam shumë kujtime nga e kaluara. 😊
Ata janë pjesë e jona, sepse e jetojmë jetën bashkë. 🫶