Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Richard Grenellit, të Dërguarit Special të Presidentit Donald Trump, për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të UÇK, gjatë një drekë pune në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Konferenca e Sigurisë Mynih Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë”.
“Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.”
