DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Balotazhi në 18 komuna: Kush përballë kujt?

9 Nëntor 2025
A A
Balotazhi në 18 komuna: Kush përballë kujt?
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e 18 komunave të Kosovës sot do të ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj komunalë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Dy kandidatët që nuk arritën vota të mjaftueshme për të siguruar qeverisjen lokale në raundin e parë, garojnë tani në balotazh.

Në Prishtinë, përballë njëri-tjetrit janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Në komunën e Gjakovës, garojnë Ardian Gola nga LVV-ja dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Gjilan, kundër njëri-tjetrit garojnë kryetari aktual, Alban Hyseni nga LVV-ja, dhe kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli. Në Dragash, garojnë Behxhet Xheladini nga LDK-ja dhe Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për Kaçanikun, në balotazh janë Jeton Raka nga LVV-ja dhe Sabedin Vishi nga PDK-ja. Në Klinë garojnë Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Sokol Bashota nga PDK-ja.

Në Fushë Kosovë, garojnë Valon Prebreza nga LVV-ja dhe Besnik Osmani nga LDK-ja. Për Mitrovicën, balotazhi zhvillohet mes Faton Pecit nga LVV-ja dhe Arian Tahirit nga PDK-ja.

Në Obiliq garojnë Halil Thaçi nga LVV-ja dhe Xhafer Gashi nga LDK-ja. Për Rahovecin, në garë janë Ali Dula nga LVV-ja dhe Smajl Latifi nga AAK-ja. Në Pejë garojnë Taulant Kelmendi nga LVV-ja dhe Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja. Në Prizren, përballë njëri-tjetrit janë Artan Abrashi nga LVV-ja dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Për Suharekën, garojnë Ardian Shala nga LDK-ja dhe Bali Muharremaj nga AAK-ja. Në Viti, kandidatët janë Arsim Ademi nga LVV-ja dhe Sokol Haliti nga LDK-ja. Në Vushtrri garojnë Sylejman Meholli nga LVV-ja dhe Ferit Idrizi nga PDK-ja. Për Junikun, balotazhi zhvillohet mes Ruzhdi Shehut nga LDK-ja dhe Agron Kuçit nga AAK-ja.

Në Mamushë garojnë Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Fikret Morina nga Lëvizja Popullore e Mamushës. Ndërkaq, në Kllokat, Sreçko Spasiç tërhoqi kandidaturën dhe iu kërkoi mbështetësve të votojnë për kundërshtarin e tij të drejtpërdrejtë, Bozhidar Dejanoviç.

Pa balotazh, komunat që arritën të zgjedhin fituesin janë: Decani, Drenasi, Istogu, Kamenica, Lipjani, Novoberda, Podujeva, Skënderaji, Shtimja, Shtërpca, Ferizaji, Malisheva, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Hani i Elezit, Graçanica, Ranilluga, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 006)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com