DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Banka Botërore merr këtë vendim për Kosovën

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vendimin e Bankës Botërore për ta hequr zyrtarisht Kosovën nga Lista e Vendeve me Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (Fragile and Conflict-Affected Situations – FCS), e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragile and Conflict-Affected Countries).

9 Korrik 2025
A A
​Banka Botërore merr këtë vendim për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vendimin e Bankës Botërore për ta hequr zyrtarisht Kosovën nga Lista e Vendeve me Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (Fragile and Conflict-Affected Situations – FCS), e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragile and Conflict-Affected Countries).

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ky vendim i rëndësishëm është konfirmuar përmes shkresës zyrtare të pranuar sot nga Banka Botërore, ndërsa lista e përditësuar tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare.

“Ky është një moment domethënës për Kosovën, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit. Vendimi është gjithashtu rezultat i koordinimit ndërinstitucional me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe i angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së me partnerët ndërkombëtarë. Në veçanti, kjo çështje u adresua me theks gjatë Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore të Prillit të vitit 2025 në Ëashington DC, ku u argumentua në mënyrë të detajuar nevoja për një reflektim më të saktë të maturisë institucionale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Më tej thuhet se në këtë kuadër, guvernatori i BQK-së, bashkë me delegacionin, zhvilloi në Washington DC takime të drejtpërdrejta me disa nga drejtuesit kyç të Bankës Botërore dhe FMN-së, që nga departamenti përkatës për vendet FSV e deri tek drejtuesit më i lartë i Bankës Botërore).

Disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista FCS përfshijnë: Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit; Rritje të besimit të investitorëve dhe ulje të vlerësimeve për rrezik financiar; Mundësi më të favorshme për financim zhvillimor dhe qasje në kapital privat; dhe Komplementon vlerësimin e parë të sovran kreditor të Kosovës, që konfirmon trendin pozitiv në qeverisje dhe themelet ekonomike të vendit.

Më tej thuhet se kjo arritje forcon më tej besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përforcon përpjekjet e përbashkëta të institucioneve për realizimin e vizionit tonë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 483)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com