DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE-ja për Planin e Rritjes: Aktualisht nuk ka parafinancim për Kosovën dhe Serbinë

27 Mars 2025
A A
BE-ja për Planin e Rritjes: Aktualisht nuk ka parafinancim për Kosovën dhe Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha se aktualisht nuk ka parafinancim për Kosovën dhe Serbinë, në kuadër të Planit të Zgjerimi të Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për media, ai sot theksoi se procesi në fjalë është ende në vazhdim për Prishtinën dhe Beogradin.

“Mund të konfirmoj se në këtë fazë nuk ka parafinancim për Serbinë dhe Kosovën. Ka pasur parafinancim në fillim të kësaj jave dhe javën e kaluar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por procesi është ende në vazhdim për të dy vendet për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Mercier.

Ai shtoi se deri tani nuk mund të deklarohet nëse është përmbushur parakushti i kërkuar që është ai i arritjes së përparimit në procesin e dialogut.

“Në fakt, në procedurën për Planin e Zgjerimit, ka një parakusht kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në dialog konstruktiv në kontekstin e marrëdhënieve, në këtë fazë nuk mund t’ju them nëse kushti është përmbushur apo jo. Kjo do të shpjegohet pasi të jetë marrë një vendim pikërisht për parafinancimin, ne duhet të vlerësojmë kushte të ndryshme dhe është një prej tyre kështu që do të komunikojmë për përmbushjen e këtyre parakushteve. Kur bëhet vlerësimi dhe atëherë kemi një vendim për parafinancimin. Pra, nuk mund të them asgjë në këtë fazë”, tha Mercier.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 069)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com