Bashkimi Evropian ka thënë se po i sheh me keqardhje zhvillimet politike në Kosovë.
Në një përgjigje për REL, një zëdhënës i BE-së ka thënë se po presin vendimin e Kushtetueses.
“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke folur për ankesën e Lëvizjes Vetevendosje kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.
