Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas dështimit të dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për mohuar të drejtën e tij dhe deputetëve të tjerë për t’u betuar.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka theksuar se Dehari, i këshilluar nga VV-ja, i ka refuzuar mundësinë për të dhënë betimin.