Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e kritikoi rreptë Gjykatën Speciale, e cila në një dokument të saj i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”. Ai tha se kjo gjykatë e paska rikthyer kohën e Millosheviqit.
“Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk i ka mjaftuar që është shërbyer me dezinformata, dokumente të falsifikuara dhe dëshmi të rreme nga Serbia! Nuk i ka mjaftuar që aty s’ka flamur, s’ka emblemë, s’ka shenja të shtetit të Kosovës. E paska rikthyer kohën e Millosheviçit, duke ringjallur frazën fashiste, “Kosova dhe Metohija”. Duket se aty punojnë dy lloje të njerëzve: burokratë ndërkombëtarë që udhëhiqen nga mendësia e Serbisë dhe, ndoshta, zyrtarë të shtetit serb të punësuar si burokratë!”, shkroi në Facebook Behrami.