Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka komentuar në mënyrë ironike letrën që Albin Kurti ia dërgoi sot Lumir Abdixhikut për koalicion të mundshëm qeverisës.
Berisha përmes një postimi “lara-lara” është munduar të thotë diçka lidhur me këto dy parti.
Ai thotë se LVV dhe LDK janë një brum dhe se koalicioni i mundshëm do të ishte i natyrshëm dhe funksional.
Në postim ai përmend devollët, Ekrem Llukën, Dejona Mihalin, Shkëlzen Maliqin, Veton Surroin…
Postimi i plotë:
Koalicioni LVV- LDK, do të ishte shumë i natyrshëm dhe funksional .
Janë një brum, janë të ngjajshme, janë si trupi dhe hija!
Aty do të gjenim të majtën perledin LVV dhe të majtën e fshehtë, që maskohet si e djathtë LDK!
Këtu i ke:
Devollet
Ekrem Llukën
Abdigjikun
Albinin
Dejonen
Shkelzen Maliqin
Sakrificen
Paqen
Luftën
Te djathten ?
Te majten!
Fondin 3 /
Vendlindjen thërret
Burgun politik
Kthesën
Kartën e adriatikut K
Bashkimin Kombëtar
Veriun e çliruar
Fatmir Shehollin
Oligarkun
Otkupin
Vishakun
Veton surroin
Banken dardania
Frymen
Eren
Mimozen
Dhe vllagen rugoviane
Etj
Koalicioni “kur pranvera vonohet “
Lumir, mos ja falë dakikun, bone koalicionin!
Çdo e keqe e ka një të mirë!
Në këtë konglomerat, ku do të mbledheshin të gjitha të keqiat dhe ku e vjetra e homazheve do të ishte nënshtruar totalisht nga e vjetra e re!
Do të detyroheshim si popull të krijonim Rilindjen Nacional Demokratike.