DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Berisha reagon pas të shtënave në lagjen “Mati 1”: Siguria e qytetarëve po cenohet rëndë, kërkojmë masa urgjente

20 Gusht 2025
A A
Berisha: Nga takimi i Osmanit me liderët e partive nuk kam pritur ndonjë rezultat
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas raportimeve për të shtëna me armë në lagjen “Mati 1”, ngjarje kjo që, sipas tij, është e dyta brenda një jave. Më shqetësuese, siç thekson ai, është fakti se incidenti i fundit ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës “Pavarësia”, duke rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë e fëmijëve dhe banorëve të zonës.

“Ky është një shqetësim i madh për sigurinë e qytetarëve dhe sidomos për fëmijët tanë. Lagjja Mati 1, për nga dendësia e popullsisë, mund të krahasohet me një komunë më vete, prandaj kërkoj nga Policia e Kosovës që të ketë prezencë të shtuar policore në këtë zonë,” ka deklaruar Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka paralajmëruar se AAK do të shqyrtojë seriozisht mundësinë për hapjen e një nënstacioni policor në Mati 1, si një masë konkrete për përmirësimin e sigurisë publike.

“Kur këto ngjarje përshkallëzohen, kërkohen masa të shpejta dhe konkrete sigurie. Nuk mund të presim përfundimin e fushatës zgjedhore apo krijimin e qeverisë së re. Siguria e qytetarëve nuk pret dhe na cenon të gjithëve,” përfundon reagimin e tij Berisha.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 545)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com