Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila sot ka rrezuar mocionin e palës mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se mënyra si e ka rrëzuar kjo gjykatë mocionin e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve tregon qëllimin djallëzor të kësaj gjykate.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Specialja po ecën drejt realizimit të synimeve të Serbisë.
“Mënyra se si Gjykata Speciale rrëzoi mocionin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, është e mjaftushme për me kuptuar qëllimin djallëzor të k’saj gjykate. Kjo gjykatë me hapa të sigurtë po ecën drejtë realizimit të synimeve të Serbisë, argatëve të saj në Kosovë dhe atyre që e sponzorizuan këtë gjykatë. Kam pritur si qytetarë i Kosovës nga Shqipëria për të dhën kontributin e saj në mekanizmat ndërkombëtar për ta demantu skenarin dhe skenaristët e themelimin e k’saj gjykate, mirpo po shihet se edhe atje ka pasur fjalë kpti dhe retorikë boshe patriotike”, ka shkruar ai.
Sipas tij, dënim i ish-krerëve është pikënisje e zhbërjes së shtetit të Kosovës.
“Nga Kosova nuk është se kam pritur për me bë diçka rrethë të vërtetës për këtë gjykatë, sepse këtu kemi të instaluar një regjim me mbetje sllave, të cilët kanë bashkëpunu me Serbin dhe këtë gjykatë me dosje falsifikuar dhe gjetjen e dëshmitarëve të rrem kundër krerëve të UÇK-së. Denimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës, për të cilën po angazhohet Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit”, ka shkruar ai.