Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij të urimit, Kelmendi kujtoi rrugëtimin e vështirë dhe me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në ditën e pavarësisë, bashkohemi për të kremtuar një nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë së shtetit tonë. Njëkohësisht, nderojmë përpjekjet dhe rrugëtimin e vështirë dhe me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi!”.
“Duke kujtuar të arriturat e vendit tonë, qëndrojmë të palëkundur në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjithashtu, mbesim të angazhuar për të ndërtuar një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore ku mbështetet progresi dhe zhvillimi ynë shoqëror”, tha Kelmendi..