DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Besimtarët në Prishtinë urojnë Bajramin: Kurrë më të hasmuar, deputetët të mbledhin mend se bota po qesh me ne

6 Qershor 2025
A A
Besimtarët në Prishtinë urojnë Bajramin: Kurrë më të hasmuar, deputetët të mbledhin mend se bota po qesh me ne
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në orët e hershme të mëngjesit në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Atmosfera festive u përcoll me mesazhe për paqe, dashuri dhe bashkim mes qytetarëve, veçanërisht në një kohë kur nevoja për unitet ndjehet më shumë se kurrë.

Qytetarët për Ekonomia Online shprehën dëshirën për më shumë harmoni dhe mirëkuptim në shoqëri, duke theksuar rëndësinë e festës për faljen, pajtimin dhe ndihmën ndaj të varfërve.

Shumë prej tyre shprehën edhe shqetësime për situatën politike në vend, duke u lutur që lidershipi të veprojë me urtësi dhe përgjegjësi.

Qytetari Riza Syla uroi festën e Kurban Bajramit për gjithë myslimanët shqiptarë dhe shtroi nevojën për më shumë unitet në Kosovë, duke kritikuar ndarjet politike.

“Uroj festën e Kurban Bajramit për të gjithë myslimanët shqiptarë që janë anembanë botës, me të mira e lumturi ta kalojnë këtë festë. Për Kosovën do të doja të afrohet ky popull në mes vete, kurrë ky popull nuk ka qenë më i hasmuar në mes vete se sot, për shkak të këtyre partive. Në vend se ta afrojnë popullin dhe ta bashkojnë, Zoti bëftë hajër”, tha Syla.

Adem Troshupa shprehu shqetësimin për sjelljen e deputetëve të Kuvendit, duke thënë se veprimet e tyre po bëhen objekt talljeje në botë.

“Shpresoj që mbledhin mend Kuvendi dhe deputetët e Kosovës, të mos e bëjnë këtë që të qeshë bota me ne. Me marrë mëditjet e këtij populli shpresoj që të paktën barna për trupin e vet i shfrytëzojnë, se po qesh Evropa dhe bota me ne”, shtoi ai.

Faik Shaqiri theksoi rëndësinë e dashurisë, pajtimit dhe gëzimit familjar që sjell festa e Kurban Bajramit për të gjithë.

“Është festë e madhe për të gjithë, është festë e mirë dhe gëzim. Do të thotë që kush ka qenë i hidhëruar të pajtohet me vëlla e familje. Dashuria nuk ka më të madhe dhe më të mirë – dashuri për prindërit, për të varfrit dhe për të gjithë”, tha Shaqiri.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 137)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com