DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Biçikletat 3 mijë euroshe të Komunës në një oborr, Prishtina Parking jep sqarim

27 Shkurt 2025
A A
Biçikletat 3 mijë euroshe të Komunës në një oborr, Prishtina Parking jep sqarim
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së enjte në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi që tregojnë disa biçikleta të “Prishtina Bike” të vendosura në oborrin e një shtëpie në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Kjo ka ngritur dyshime mes qytetarëve se mund të ketë keqpërdorim të tyre.

Megjithatë, Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka sqaruar se gjatë sezonit të dimrit janë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e biçikletave, dhe prania e tyre në atë hapësirë lidhet me procesin e mbushjes.

“Për shkak të kushteve dimërore, kemi vendosur që biçikletat e ‘Prishtina Bike’ t’i mbajmë në një hapësirë të mbyllur dhe të monitoruar me kamera, për të shmangur çdo dëm të mundshëm. Ato do të rikthehen në stacionet e tyre më 1 mars 2025. Aktualisht, po realizojmë procesin e mbushjes së baterive elektrike, i cili zgjat 24 orë për çdo biçikletë”.

“Ky është një hap i rëndësishëm për funksionimin e duhur të sistemit. Për më tepër, për të optimizuar mbushjen dhe për të garantuar një performancë më të gjatë, biçikletat ekspozohen në diell për të përfituar energji solare”, thuhet në përgjigje.

Ndërmarrja theksoi gjithashtu se biçikletat ndodhen në një zonë të sigurt në lagjen Kalabria, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të kamerave dhe të stafit përgjegjës, duke siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com