Një grua e moshës 40 vjeçare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Bresje të Fushë Kosovës.
Zjarrfikësit kanë intervenuar në këtë rast, të cilët kanë bërë të ditur se personi është lënduar.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Tahir Zajmi” dhe personi që ka rënë nga lartësia, thuhet se ka mbetur mbi një lokal.
“Këtu është një person, është ra prej katit të nëntë. Është femër, ende nuk e kemi identitetin e saj dyshohet që është e moshuar rreth 40 vjeçare”, tha burimi për Klankosova.tv