Ish-diplomat, Lutfi Bilalli, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është dashur që ta citoj drejtë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sa i përket deklaratave të tij se ka ndalur një konflikt Kosovë-Serbi.
Në një përgjigje për rtv21 Bilalli tha se nëse Kosova është përballur kohëve të fundit me një tentim sulmi serioz nga Serbi është dashur që me urgjencë të mblidhen institucionet e sigurisë deri tek Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
‘’Presidentja Osmani ndoshta jo që ka bërë nguti, por është dashur që së paku interpretimin ta lë ashtu siç ka thënë presidenti Trump. Sepse në periudhat kohore është problematike. Madje është papërgjegjësi po që se paskemi qenë në prag të luftës, siç thotë presidentja tash së voni, atëherë institucionet e shtetit, Kuvendi është dashur që të kërkoj interpelancë edhe pse nuk kemi konstituim të Kuvendit. Po ashtu, është dashur që të thirret mbledhja e Këshillit i Sigurisë Kombëtare, AKI-ja, kryeministri, ministri i FSK-së dhe të gjitha institucionet përkatëse. Janë shumë pikëpyetje që duhet të jap përgjigje presidentja” tha Blilalli.