DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bislimi i ankohet Sorensenit se Serbia s’po i pranon pagesat e Kosovës për shqiptarët në Luginë

13 Nëntor 2025
A A
Bislimi i ankohet Sorensenit se Serbia s’po i pranon pagesat e Kosovës për shqiptarët në Luginë
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, tha se sot e ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për pengesat sistematike që Serbia po i shkakton karshi subvencioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës si në arsim si në bujqësi.

“Sot kam njoftuar z. Peter Sørensen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, lidhur me një çështje serioze që tashmë ka marrë karakter të pengesës sistemike ndaj të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Bislimi tha se 3650 fëmijë shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Qeveria jonë ka zbatuar plotësisht dhe në kohë të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe institucionale. Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të tre rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore”, tha ai.

Sipas Bislimit, ky nuk është gabim teknik dhe se kjo paraqet një model të qëllimshëm administrativ që synon të pengojë “mbështetjen e ligjshme dhe transparente” për komunitetin shqiptar në Luginë.

“E njëjta qasje është vërejtur edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ligjore dhe verifikimet ishin përfunduar plotësisht. Këto veprime nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengimit administrativ”.

Ai bëri me dije se institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Europian të gjitha provat dokumentare: komunikimet SWIFT, kthimet e bankave dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com