Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për largimin e vazhdueshëm të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt Shqipërisë dhe rajonit.
Në vitin 2024, rreth 600 ndërmarrje me kapital kosovar janë transferuar në Shqipëri, ku investimet e drejtpërdrejta arritën 100 milionë euro, një rritje prej 32% nga viti paraprak.
AKB vë në dukje se ky trend është pasojë e mungesës së përkrahjes institucionale, pasigurisë ligjore dhe konkurrencës së pabarabartë në Kosovë.
Aleanca kërkon një Pakt Ekonomik Kombëtar dhe reforma strukturore urgjente për të mbrojtur kapitalin vendor dhe për të shmangur pasojat afatgjata për ekonominë kosovare.
Kryetari Agim Shahini paralajmëron: “Kapitali është gjaku i ekonomisë – Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur atë.”