DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën me kthimin e Trump në krye të ShBA-së

22 Janar 2025
A A
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën me kthimin e Trump në krye të ShBA-së
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia mund ta njohë Kosovën me rikthimin e Donald Trump si president i ShBA-së.

Kështu ka thënë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtar i Trump, John Bolton.

Bolton tha se Trump mund t’i japë një zgjidhje finale situatës, nëse ai nis të shohë mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, si çështje prej të cilave mund të rrëmbejë merita dhe vlerësime.

“Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks, dhe kjo zakonisht nuk e tërheq atë, por mendoj se do të tërhiqet nga çështjet e sigurisë në Evropën Lindore në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë. Duke marrë parasysh një sërë faktorësh destabiliteti, përfshirë Moldavinë me Transnistrian, mosmarrëveshjet për tubacionet që vijnë nga Rusia dhe gazin natyror drejt disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mendoj se do të ketë përqendrim në rajonin si tërësi. Kjo më sugjeron se ky është një moment i mirë për të zgjidhur sa më shumë mosmarrëveshje të vjetra. Prandaj, një interes nga ana e Trump nuk është i pamundur, ndoshta që në fillim të administratës së tij”, u shpreh Bolton.

Bolton, në një intervistë për TëVë1 pas zgjedhjeve në ShBA kishte se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 123)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 207)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (824)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com