DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Brahimaj ironizon me Qeverinë Kurti: Pasuli sekret shtetëror, dronët publik

17 Janar 2025
A A
Brahimaj ironizon me Qeverinë Kurti: Pasuli sekret shtetëror, dronët publik
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin edhe gjendjen e ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Brahimaj ironizoi me një vendim të qeverisë për ta shpallur sekret çështjen e furnizimit me ushqim për ushtarët, ndërsa detaje për pajisjet ushtarake, si dronët, janë bërë publike.

Kandidati i AAK-së theksoi se në ushtritë moderne të botës, çështjet e furnizimit me ushqim nuk konsiderohen sekrete ushtarake

“Në bazë të tenderëve që i shpall çdo qeveri duhet të jetë një kompani serioze që e bën sigurimin e ushqimit. Unë i kam dëgjuar se kompania që ka qenë nuk ishte serioze në ushqim. Mirë atëherë çoje atë kompani të shtëpia e siguroje një kompani tjetër. Megjithatë kësaj kompanie që e ka pasur tenderin për tri vite e gjysmë kjo qeveri ia ka vazhduar kontratën. Duke shkel procedurat ligjore, duke ia vazhduar kontratën pa tender dhe një në moment nuk i plotëson kushtet. Nëse nuk i plotëson kutet, sjelle një kompanie tjetër, ushtari s’bën me mbetë pa ushqim.

Dhe në këto rrethana lejohet kontrata njëburimore, që pothuajse të gjithë tenderët këta i kanë zhvilluar me kontrata njëburimore. Kanë mundur edhe për ushqimin me bë me kontratë njëburimore. Në shumicën e ushtrive të botës, ushqimi nuk është sekret ushtarak. Këta e shpallën sekret ushtrat pasulin e orizin, ndërsa i bën publik dronët. Sa dronë kane e çfarë dronësh kanë. Sigurisht ushtrinë moderne nuk i publikojnë të gjithë teknikë, por pasuli dhe oriz nuk janë sekret ushtarak”, ka thënë Brahimaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 072)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 756)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (132)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com