Gjatë 24-orëve të fundit, është regjistruar dhunë ndaj pesë garave në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Gjakovë, njoftoi Policia e Kosovës.
Më poshtë ndonjë detaj më shumë nga raporti 24 orësh i Policisë.
Podujevë – “Është arrestuar një burrë i dyshuar për kanosje dhe ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Pas procedurave ligjore, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”.
Prishtinë – “Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt”.
Ferizaj– “Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima është trajtuar mjekësisht dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”.
Pejë – “Një grua ka pësuar sulm fizik nga një mashkull. Pas trajtimit mjekësor të viktimës, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”.
Gjakovë – “Pas një mosmarrëveshjeje, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”.