DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Berisha- Mbyllja e një epoke me dinjitet

3 Qershor 2025
A A
Burim Berisha- Mbyllja e një epoke me dinjitet
Share on FacebookShare on Twitter

Në historinë politike të Kosovës, shumë kanë hyrë në garë, shumë kanë dalë prej saj, por pak janë ata që kanë ditur ta përmbyllin një mision pa humbje, pa zhurmë dhe me dinjitet.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vendosur që të mos rikandidojë më, duke e përmbyllur kështu mandatin e tij të gjatë më të gjatin në historinë komunale të vendit me nder dhe pa etje për pushtet të përjetshëm.

Kjo është një veçanti që e bën Burim Berishën një përjashtim të rrallë në skenën politike kosovare: një lider që thotë “boll, deri këtu”, jo për arsye se e detyron vota, por sepse ndien se misioni është përmbushur. Kjo nuk është dobësi kjo është pjekuri, maturi politike dhe vetëdije njerëzore.

Burimi nuk e lë komunën pas një humbjeje, por ia dorëzon stafetën Besnik Osmanit si pasardhës, me një amanet të qartë ruaje dhe ndërto mbi atë që është bërë me mund, me djersë dhe mbi të gjitha, me ndershmëri. Sepse historia e tij si kryetar është histori ndërtimi, jo rrënimi. Ai mori një qytet të lënë pas dore dhe e shndërroi në një qendër urbane me identitet të fortë, me projekte që mbajnë firmën e vizionit dhe dashurisë për qytetin.

Pishat e Sllatinës, parku nacional i ardhshëm, Kalaja e Harilaqit si pikë atraktive arkeologjike, rrjeti i ri infrastrukturor, shkollat, rrugët, parqet dhe balancimi i ndjeshëm i strukturës multietnike janë disa nga trashëgimitë që ai lë pas. Në një komunë me ndjeshmëri të lartë etnike, Burimi arriti të jetë udhëheqës i të gjithëve shqiptarëve, serbëve, romëve, ashkalinjve, egjiptianëve. Dhe për këtë u njoh edhe ndërkombëtarisht, duke u vlerësuar si model i integrimit dhe bashkëjetesës.

Por më shumë se kaq, ai mbeti një njeri i afërt me qytetarin. Një figurë popullore, që asnjëherë nuk u përlye me skandale, që nuk u largua nga realiteti i përditshëm, që mbeti i qetë edhe kur ishte më e lehtë të bërtasësh. Një lider emocional që i kuptoi qytetarët jo vetëm me vesh, por edhe me zemër.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 082)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com