Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka përcjellë një mesazh unifikues për qytetarët në prag të ditës së zgjedhjeve, duke theksuar përkushtimin e tij për të qeverisur në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
“Do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim partie politike. Do të bashkëpunoj me të gjithë, për të mirën e Komunës së Rahovecit,” ka deklaruar Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe takimet e shumta me qytetarët gjatë fushatës, duke theksuar se Rahoveci meriton një mundësi të re për zhvillim dhe ndryshim.
“Rahoveci i madh dhe i mrekullueshëm – ju faleminderit për takimet që i bëmë, ndihem sot politikisht i përmbushur falë jush. Momenti për ndryshim ka ardhur. 12 tetori është dita e Rahovecit,” ka shtuar ai.