Kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, do të ketë takim me banorët e fshatit Celinë, ku do të prezantojë projektet konkrete të programit të tij “Fshatrat Tona, Zemra Jonë”.
Në adresimin e tij, Krasniqi tha se ndihet i lidhur ngushtë me këtë fshat dhe banorët e tij punëtorë, me të cilët ka njohje personale. Ai zotohet se Celina do të ketë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe mirëqenie të përgjithshme.
Projektet e parashikuara për Celinën përfshijnë:
- Finalizimin e kanalizimit kryesor skaj përroçkës dhe rregullimin e shtratit të saj;
- Rregullimin e rrugës “17 Shkurti”;
- Finalizimin e kanalizimit në fshat dhe të gjitha projekteve të tjera infrastrukturore;
- Mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese;
- Ndërtimin e trotuareve;
- Hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve të reja fushore.
