Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka vizituar fshatin Dejn, ku është pritur me entuziazëm dhe mikpritje të ngrohtë nga banorët.
Në takimin me qytetarët, Krasniqi ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e këtij fshati, duke u zotuar për realizimin e disa projekteve konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës kulturore:
-
Projektimi i rrugës Denjë–Balldrinë
-
Kubëzimi i rrugës nga ura e familjes Gashi dhe Berisha
-
Hapja dhe zhavorrosja e rrugës për në Liskofc
-
Ndërtimi i monumentit në respekt të dhuruesve të gjakut
-
Ndërtimi i shtëpizave për kamping rinor në Guracarë
-
Finalizimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit
-
Mbështetje për Festivalin e Folklorit “Anadrinia Jehon”
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mikpritjen dhe besimin. Dejni dhe gjithë Rahoveci do të kenë zhvillim të qëndrueshëm me projektet tona konkrete,” u shpreh Krasniqi.
Ai theksoi se vizioni i tij është që Rahoveci të ecë “përtej së zakonshmes”, duke vënë theks të veçantë tek përfshirja e rinisë, zhvillimi i infrastrukturës dhe ruajtja e kulturës lokale.
