Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka vizituar fshatin Dobidol, ku është pritur nga banorët e këtij vendbanimi të njohur për punën dhe ndershmërinë e tyre.
Në takim me qytetarët, Krasniqi ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e Dobidolit, duke u zotuar për realizimin e disa projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe kushteve për të rinjtë.
Projektet e paralajmëruara përfshijnë:
-
Rregullimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore deri në fund të fshatit
-
Rregullimin e kanalit në qendër të fshatit (përballë shkollës) deri në fund të hekurudhës
-
Hapjen e kanalit për kullimin e ujërave atmosferike nga fundi i hekurudhës deri te lumi
-
Ndërtimin e një objekti multifunksional për të rinjtë dhe nevojat e fshatit
-
Renovimin e shkollës, përfshirë kabinetin e kompjuterëve, tualetet për nxënësit dhe klasat parashkollore
-
Rregullimin me kubëzim të të gjitha rrugëve të fshatit
“Këto janë kërkesa të domosdoshme të banorëve, që prej vitesh presin zgjidhje. Programi ynë garanton realizimin e tyre për një Dobidol më të zhvilluar dhe me kushte më të mira jetese,” tha Krasniqi.
Ai falënderoi banorët për përkrahjen dhe mikpritjen, duke theksuar se vizioni i tij është një Rahovec që ecën përtej së zakonshmes.
