Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, sonte është pritur në Ratkocin e bekuar, ku ka prezantuar para banorëve programin e tij qeverisës për zhvillimin e fshatit.
Në kuadër të planit “Fshatrat Tona, Zemra Jonë”, Krasniqi ka paralajmëruar projekte konkrete për Ratkocin, duke përfshirë:
- 
Ndërtimin e fushës së futbollit për KF Ratkoci dhe riaktivizimin e klubit 
- 
Asfaltimin dhe ndërtimin e trotuareve në rrugët “Lulzim Hoti”, “Shkëlzen Hoti” dhe “Naser Krasniqi” 
- 
Rregullimin e kanalizimit në rrugët “Batalioni i Tretë” dhe “Sadik Shala” 
- 
Ndërtimin e kanalit të kullimit të ujërave atmosferike deri te fusha e sportit 
- 
Përfundimin e ndriçimit publik në të gjitha rrugët 
- 
Ndriçimin dhe kanalizimin e rrugës “Kosova e Re” 
- 
Rregullimin e rrugëve fushore dhe shtrimin me zhavorr të akseve kryesore 
- 
Pastrimin e mbeturinave nën hekurudhë dhe përgjatë bregut të Drinit 
- 
Rregullimin e trotuareve nga tregu deri te shkolla e mesme “12 Maji” 
- 
Ndarjen e një parcele publike për ndërtimin e Odës së fshatit 
- 
Pajisjen e qendrës së mjekësisë familjare me mjetet e nevojshme 
- 
Vendosjen e kamerave të sigurisë në objektet publike 
Duke iu drejtuar qytetarëve, Krasniqi u shpreh se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim të përkatësisë politike:
“Unë do të jem kryetar i të gjithë juve, sepse synoj të bashkëpunoj me të gjithë pavarësisht bindjeve politike,” tha ai.
 
			 
    	