DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Krasniqi: Rahoveci shumë shpejt me transport publik modern – TUR

2 Tetor 2025
A A
Burim Krasniqi: Rahoveci shumë shpejt me transport publik modern – TUR
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka prezantuar projektin madhor për transportin publik në komunë – Trafiku Urban i Rahovecit (TUR).

Sipas Krasniqit, ky sistem modern do ta lidhë qytetin me të gjitha fshatrat në një rrjet të vetëm, duke i shërbyer qytetarëve, nxënësve dhe vizitorëve. Ai theksoi se si inxhinier i komunikacionit ka punuar personalisht në hartimin e platformës TUR, që do të sjellë një revolucion në qarkullim e shërbime.

📌 Çka ofron TUR?

  • Transport falas për nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha fshatrat e komunës

  • Transport lokal që lidh Rahovecin me katër anët e tij

  • Transport urban në qytet me autobusë elektrikë, të financuar me kredi të buta nga BERZH-i ose Bashkimi Evropian

  • Aplikacioni TUR, ku qytetarët do të shohin LIVE lëvizjen e autobusëve dhe oraret e tyre

Krasniqi theksoi se TUR nuk është vetëm transport, por edhe pjesë e zhvillimit ekonomik e turistik të Rahovecit:

“Nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë agroturizmin pa transport urban. TUR do të jetë një atraksion më vete, sepse do t’i lidhë turistët me bukuritë natyrore të fshatrave tona”, u shpreh ai.

Ky projekt, sipas kandidatit të LDK-së, është garanci për lëvizje më të lehtë, më të lirë dhe mbi të gjitha më ekologjike. 🌱

#BurimKrasniqi #LDK #RahoveciPertej #113

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com