Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka zhvilluar një takim të madh me bashkëfshatarët e tij në Xërxë, ku është pritur me përkrahje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.
“Faleminderit fshati im dhe bashkëfshatarë të mi. Do ta çmoj përkrahjen tuaj krejt jetën,” u shpreh Krasniqi, duke e cilësuar Xërxën si një ndër fshatrat më të mëdha dhe më të rëndësishme të komunës, me potencial të jashtëzakonshëm turistik, bujqësor e ekonomik.
Në këtë takim, ai prezantoi programin “Fshatrat Tona, Zemra Jonë”, i cili përfshin projekte konkrete për zhvillimin e Xërxës, si:
-
Rregullimi i zonës turistike te Ura e Fshëhtë (Drini i Bardhë)
-
Krijimi i hapësirës rekreativo-sportive
-
Asfaltimi i rrugëve “Rrustem Kryeziu” dhe “Nënë Terezë”
-
Rregullimi i rrugës “Afrim Kryeziu”
-
Ndriçimi i rrugës nga hekurudha deri te familja Bytyqi
-
Kanalizimi i ujërave atmosferike dhe deri në lumin Drin
-
Rregullimi i rrugës “5 Maji”
-
Riparimi i rrugëve me kubëza dhe atyre fushore drejt Rrasës e pranë hekurudhës
-
Mirëmbajtja e kanalizimit të fshatit
“Bashkë do ta shndërrojmë Xërxën në një qendër të zhvillimit, turizmit dhe jetës aktive,” theksoi ai në fund të fjalës së tij, duke i falënderuar banorët për respektin, mikpritjen dhe besimin.
Në takim morën pjesë edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, Prof. Gani Kryeziu (nr. 8) dhe Edona Kryeziu (nr. 12).
#BurimKrasniqi #RahoveciPërtej #113LDK #LDKRahovec
