DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Caktohet ekspertizë financiare në gjykimin për organizim të lojërave të fatit e vepra tjera penale

3 Prill 2025
A A
Vrasja në Dragodan, djali i viktimës thotë se babai i tij përmes telefonit ishte kërcënuar me vrasjen e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Besim Musa, avokatit Avni Ibrahimi, është caktuar ekspertizë financiare në rastin ku Musa akuzohet për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandim të mallrave” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Propozimin e mbrojtjes në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë e kundërshtoi prokurori Naim Abazi.

Sipas Abazit, veçse është bërë një ekspertizë lidhur me aparatet e lojërave të fatit dhe se një ekspertizë e re do ta zvarrisë çështjen.

Por, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti aprovoi propozimin e mbrojtjes për ekspertizë financiare.

Seanca vazhdoi me administrimin e provave materiale, ku prokurori Abazi tha se përmes një parashtrese drejtuar gjykatës, ka propozuar provat që duhet të administrohen.

Për ato prova, avokati Ibrahimi tha se do të deklarohet në seancën e ardhshme, pasi që sot ka pranuar parashtresën e Prokurorisë.

Ibrahimi propozoi që si prova të administrohen edhe dy aktgjykimet të Gjykatës Themelore–Departamenti Administrativ, me të cilat janë anuluar vendimet e ATK-së, që i referohen kontrollit dhe rikontrollit të afarizimit në intervalin kohor 13 qershor 2018- 22 mars 2018 që i përket subjektit afarist “Mërkur Automat Klub Ks”– Sh.p.k.

Propozimet e mbrojtjes, prokurori Abazi tha se nuk janë relevante për këtë procedurë, pasi që kjo procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar për shmangie nga tatimi dhe jo kontest të borxhit, andaj i propozoi Gjykatës që t’i refuzojë këto propozime.

Për këto propozime, Gjykata kërkoi nga avokati Ibrahimi që të sjellë prova nëse aktgjykimet janë të plotfuqishme dhe më pas do të vendos për to jashtë seance.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të ngritur më 21 maj 2021, Besim Musa po akuzohet se gjatë periudhës 1 tetor 2016 deri më 21. mars 2019, përmes biznesit “Mërkur Automat Klub -Ks” Sh.p.k, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, ka organizuar lojëra të fatit pa lejen e organit kompentet shtetëror. Sipas aktakuzës, duke ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automatëve, i ka dizanjuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve, të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga vlera e pagesave të bëra e të realizuara përmes shënimeve të hyrje- daljeve nëpërmjet treguesit mekanik, për të cilën nuk posedonte leje përkatëse nga organi kompetent, si dhe duke vënë në përdorime dy aparate të cilat ishin të duplikuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com