DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Çarmatosni rrugët, armatosni shkollat me dije!”, protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të fundit në Kosovë

4 Prill 2025
A A
“Çarmatosni rrugët, armatosni shkollat me dije!”, protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të fundit në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Me pankarta “Çarmatosni rrugët, armatosni shkollat me dije!”, një numër i qytetarëve kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

Ata thanë po e ngrisin zërin kundër dhunës e akteve të vrasjes që tashmë janë bërë përditshmëri. Protestuesit kërkuan që shteti të veprojë me urgjencë në kapjen e autorëve dhe vënin e drejtësisë.

“Sot jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër vrasjeve e dhunës që po bëhet përditshmëri. Nuk ka më heshtje, nuk ka më durim. Kur një pjesëtar i Policisë së Kosovës bie viktimë e një akti kriminal, kjo është thirrje për shtetin e alarm për të vepruar. Jemi këtu për të dhe për të tjerët për të dhënë mjaft më. Ku po shkon ky vend, ku arma po bëhet mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e jeta e qytetarëve nuk po ka vlerë. Nuk jemi këtu për të bërë zhurmë, por jemi për të kërkuar drejtësi që çdo rast të trajtohet me urgjencë”, thanë ata.

Protestuesit me pankarta në duar marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ditëve të fundit, numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Në fund të marsit u regjistruan katër vrasje, ndërsa të martën e 1 prillit i vrarë mbeti rreshteri policor, Muhamed Lika. Autorët e këtij akti ende nuk janë kapur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com