DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çerkini: Specialja ka bërë shkelje humanitare ndaj Thaçit me refuzimin e kërkesës për vizitë tek babai

25 Shkurt 2025
A A
Çerkini: Specialja ka bërë shkelje humanitare ndaj Thaçit me refuzimin e kërkesës për vizitë tek babai
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Artan Çerkini, ka folur mbi refuzimin që Gjykata Speciale ia ka bërë kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë.

Çerkini tha se nuk ka pasur arsye që Thaçit t’i refuzohet kërkesa për vizitë, pasi sipas tij, në dy herë që i është aprovuar kërkesa për vizitë humanitare, Thaçi i ka respektuar të gjitha kufizimet e gjykatës.

“Thaçi i ka respektuar me përpikmëri të gjitha ato kufizime të imponuara me vendim të gjykatës, gjatë vizitave humanitare në Kosovë dhe për mendimin tim është totalisht e papranueshme që t’i mohohet leja për ta vizituar babanë e sëmurë, marrë parasysh gjendjen shëndetësore dhe moshën e babait të Thaçit”.

“Prandaj nuk ka pasur arsye që t’i refuzohet Thaçit kërkesa për vizitë. Besoj që mbrojtja e Thaçit i ka përdorur mjetet juridike në kuadër të kornizës ligjore aktuale të Dhomave të Specializuara. Mos të harrojmë se aty ekziston edhe një Avokat i Popullit, të cilit mund t’i adresohen të gjitha pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Çerkini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Çerkini tha se mendon që me refuzimin e kërkesës për vizitë te babait të tij të sëmurë, Specialja ka bërë shkelje të të drejtave humanitare ndaj Thaçit.

“Besoj se Thaçi, përmes mbrojtjes së tij e ka ngritur këtë çështje në zyrën e Avokatit të Popullit, pasi shkelja ka të bëjë me shkelje e një të drejte humanitare dhe të presim reagimin e atij mekanizmi”.

“Mendoj se është shkelur e drejta humanitare ndaj Thaçit, pasi në dy vizitat e lejuara që Thaçi i ka lejuar si vizita humanitare, ai nuk e ka shkelur asnjë pikë të kufizimit”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 832)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com