DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çitaku: Nëse ka drejtësi, ish-krerët e UÇK-së këtë vit kthehen faqebardhë në Kosovë

27 Janar 2025
A A
Çitaku: Nëse ka drejtësi, ish-krerët e UÇK-së këtë vit kthehen faqebardhë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nëse do të ketë drejtësi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm këtë vit.

Megjithëse, ajo thotë se asnjë deklaratë e tyre nuk do që të iu nxjerri telash atyre në procesin gjyqësor në Hagë, ani pse këtë vit, siç thotë ajo, është viti final i këtij gjykimi.

“Ne kemi qenë të rezervuar sa herë jemi deklaruar publikisht për ish-krerët e UÇK-së, zotin Hashim Thaçi, zotin Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Ne nuk do donim asnjëherë që përmes deklarimeve tona publike, edhe në qoftë se ato bëhen me dashamirësinë më të madhe, të shkaktojmë ndonjë telashe ne proces”, tha Çitaku.

“Gjithsesi ky vit është viti i fundit, kemi hyrë në finale të procesit në Hagë, është viti kur do të përmbyllet çdo gjë dhe bazuar nga gjithçfarë kemi parë, dhe nga ajo që është vënë në dispozicion publik por edhe më tej, nga këshillimet që kemi pasur me avokatët, nëse ka drejtësi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm në Kosovë këtë vit”.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 904)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com