Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ZRrE ëstë shndërruar në mashën e Qeverisë, përmes së cilës po godet qytetarin.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria ka mendësinë që të sundojë.
“Por jo, Albin.
As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish” – ka shtuar ajo.
Postimi i plotë:
ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë.
Sepse mendësia e kësaj kaste nuk është të qeverisë, por të sundojë, e një popull i shtyrë drejt varfërisë, sundohet më lehtë.
Por jo, Albin.
As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish.