DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Covid u prodhua në laborator”, CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e virusit

28 Janar 2025
A A
“Covid u prodhua në laborator”, CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e virusit
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë vjet pas pandemisë që gjunjëzoi botën, beson që origjina e Covid 19 është nga një laborator kinez.

Raporti duket nuk është rezultat i një informacioni të ri zbulimi: Ai u përfundua me urdhër të administratës Biden dhe ish-drejtorit të CIA-s, William Burns.

Raporti u deklasifikua dhe u publikua sërish tani me urdhër të drejtorit të ri CIA-s John Ratcliffe, i cili bëri betimin të enjten.

Agjencia ndan bindjen se tërësia e provave mbështet më shumë origjinën e virusit nga një laborator në Wuhan, dhe nuk beson që ai të ketë qenë produkt natyror.

Raportet e mëparshme mbi origjinën e COVID-19 ndaheshin rreth asaj nëse koronavirusi doli nga një laborator kinez, ndoshta gabimisht, apo u shfaq në një treg kafshësh. Ndërsa origjina e virusit mbetet e panjohur, shkencëtarët mendojnë se hipoteza më e mundshme është se ai qarkullonte te lakuriqët e natës përpara se të infektonte një specie tjetër.

Vlerësimi i ri nuk ka gjasa t’i jap fund debatit. Në fakt, zyrtarët e inteligjencës thonë se mund të mos zgjidhet kurrë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet kineze.

CIA “vazhdon të vlerësojë se të dy versionet, si ai që thotë se ishte produkt laboratorit ashtu edhe ai që thotë se virusi ishte produkt mjedisor, mbeten të besueshme”, shkroi agjencia në një deklaratë pas publikimit të raportit të ri.

Kina e hodhi poshtë teorinë e daljes së virusit nga një laborator i saj duke e cilësuar të pabazë dhe duke theksuar nevojën për hetim shkencor.

KATEGORITË

  • Botë (1 121)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 078)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (813)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com