DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Daka: Haxhiu mund t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin, situata mund të ndërlikohet edhe më shumë

2 Tetor 2026
A A
Daka: Haxhiu mund t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin, situata mund të ndërlikohet edhe më shumë
Share on Facebook

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka komentuar në emisionin “Forum” të DTV Media situatën rreth postit të Presidentit të Kosovës dhe pozitën e Albulena Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentes.

Daka ka deklaruar se, sipas saj, Haxhiu mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të mandatit të saj, në momentin kur t’i afrohet përfundimi i qëndrimit në këtë pozitë.

“Albulena, kur të dalë nga ajo zyrë, do të dërgojë një kërkesë për interpretim, me dëshirën që ta çojë sërish vendin në zgjedhje”, ka thënë Daka.

Sipas saj, situata mund të komplikohet edhe më tej nëse nuk zgjidhet Presidenti brenda afatit të përcaktuar.

Daka e ka lidhur këtë me deklaratat e fundit të Haxhiut, e cila tha se po e shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e saj si ushtruese e detyrës së presidentes, nëse vendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Haxhiu ka deklaruar se Kushtetuta përcakton se ushtruesja e detyrës së presidentes nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj, ndërsa ka thënë se për këtë çështje ekzistojnë interpretime të ndryshme. Ajo ka theksuar gjithashtu se shpreson që të arrihet konsensus politik për zgjedhjen e presidentit dhe të mos krijohet nevoja për një interpretim të ri nga Kushtetuesja.

Në “Forum”, Daka ka shprehur shqetësimin e saj se një situatë e tillë mund të sjellë zvarritje të mëtejshme institucionale dhe politike, duke e bërë edhe më të ndërlikuar situatën në vend.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 264)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (198)
  • Sport (465)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com