Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë të ditur e ka emëruar Peter N. Due nga Danimarka si Përfaqësuesin e tij të ri Special dhe Shef të UNMIK-ut në Kosovë.
Due pason Caroline Ziadeh nga Libani.
Peter Due sjell në këtë pozicion 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Që nga viti 2019, ai ka shërbyer si Drejtor për Azinë dhe Paqësorin në Departamentet e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes dhe Operacioneve të Paqes. Më parë, ai ishte Drejtor për Azinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse (2015-2019).
