Analisti politik Dardan Sejdiu ka folur për rëndësinë e figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e tyre në historinë e shtetit të Kosovës.
Duke diskutuar për Kosovën, Pavarësinë dhe zhvillimet e fundit, Sejdiu tha se është e pamundur të flitet për këto tema pa përmendur emrat e disa prej figurave që sot po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
“Nuk besoj që ne mundemi me fol për Kosovën e për Pavarësinë e saj pa emrat e tyre, burrave që sot janë në Hagë”, deklaroi Sejdiu në emisionin “Forum” në DTV Media.
Ai theksoi kështu rëndësinë që, sipas tij, këta persona kanë pasur në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
