DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deçani nderon babain e ndjerë që ecte çdo ditë nga 20km me djalin e tij të prekur nga Sindroma Down

16 Korrik 2025
A A
Deçani nderon babain e ndjerë që ecte çdo ditë nga 20km me djalin e tij të prekur nga Sindroma Down
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Deçan është zhvilluar një ecje simbolike për Sadri Nezirajn ecte që çdo ditë me djalin e tij Azemin, shpesh duke përshkuar mbi 15 kilometra, thjesht sepse djali i tij “kishte qejf me ecë pak ma shumë”.

Ai vdiq më 13 korrik, duke lënë pas një rrëfim të thellë e frymëzues për dashurinë prindërore.

“Sot u zhvillua një ngjarje e veçantë dhe prekëse, një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, që përcolli një mesazh të fuqishëm dashurie, kujdesi dhe përkushtimi prindëror. Në qendër të kësaj ecjeje ishte historia e veçantë e një babai, Sadriu, i cili çdo ditë ecën përkrah dhe për djalin e tij, Azemin, një të ri me sindromën Doën. Kjo ecje ishte më shumë se simbolike ishte një pasqyrim i përditshmërisë së shumë prindërve që me dashuri të pakusht pa ndalesë qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, pavarësisht çdo sfide.”

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues të institucioneve lokale, qytetarë e familjarë, të cilët me praninë e tyre dhanë mbështetje dhe mirënjohje për këtë shembull frymëzues

“‘Hapave të Sadriut dhe Azemit’ nuk ishte thjesht një ecje ishte një thirrje për më shumë mirëkuptim, dashuri dhe përfshirje të plotë të personave me nevoja të veçanta në jetën tonë të përditshme. Respekt për çdo prind që ecën çdo ditë me dashuri për fëmijën e tij!”

Ecja nisi në orën 11:00 nga rrethrrotullimi te “Liridoni” në Carrabreg dhe përfundoi në qendër të Deçanit, duke ndjekur rrugën që Sadriu e bënte çdo ditë me të birin.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 725)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com