Deputeti i VV-së, Avni Dehari, i cili për shkak të moshës e ka të drejtën për drejtimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, sot ia ka huqur vitit se kur do të mbahet seanca e radhës.
Dehari në mbyllje të seancës së 34-të, tha se takimi i radhës do të jetë më 21 qershor “2005”.
“51 deputetë kanë votuar për, kundër ka qenë një, abstenim s’kemi. S’ka kuorum. Shihemi më 21 të gjashtit 2005 në orën 10:30”, thotë Avni Dehari.